Shit-blerja e votës/ Përfaqësuesit e BE-së: Është bërë progres, do të ndihmojmë me vëzhgues! Rama: 20 persona nga të gjitha partitë janë hetuar

1 Mars 2021, 16:34 | Përditesimi i fundit: 2021-03-01 17:18:17

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrell dhe komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi gjatë konferencës që po zhvillojnë me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, u pyetën në lidhje me shit-blerjen e votave në vendin tonë si dhe me situatën parazgjedhore.

 “Përgatitjet për zgjedhje janë në proces. E kemi inkurajuar kryeministrin që të ndjekë të gjitha aspektet e OSBE Odihr. Sa i takon çështjes specifike të blerjes së votës, raporti i fundit i Komisoinit për Shqipërinë theksoi rëndësinë e një hetimi të është dhe transparent të akuzave. Vendimi i këshillit në mars 2020 theksojnë se nisja e proceseve gjyqësore për ata të blerjes së votës duhet shikuar”, dekaroi Borell.

Ndërkohë që komisoneri Varhelyi theksoi rëndësinë e zbatimit në terren të atyre që janë arritur nga forcat politike në Shqipëri.

“Përveç asaj që tha përfaqësuesi i lartë ne po i afrohemi zgjedhjeve që janë përgatitur në një mënyrë tërësore. Kemi pasur një marrëveshje midis partive. Ky është tashmë një element i ri krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe kjo sjell garanci. Kjo reformë në përputhje të plotë me parimet e OSBE. Kjo u vijua nga opinioni i Komisionit të Venecias që ranë dakord ta zbatonin plotësisht. Shtesa e tretë e garancisë është pjesëmarrja e vëzhguesve në zgjedhje. Nga ana jonë do të ndihmojnë që vëzhguesit të jenë të pranishëm. Garanci të mjaftueshme ofrohen në sistem. Siç edhe ju pyetët për blerjen e votës do të shikojmë në terren se ç’masa të merren. Ne duam që ligji të zbatohet. Sa i takon pyetjes që lidhet me rastet e nivelit të lartë të korrupsionit është diçka që e kemi biseduar dhe Shqipëria po bën përparim të qëndrueshëm. Nuk ka dyshim që tani na duhet të shikojmë emërimet dhe funksionin e këtyre organizmave. Kur përmenda nevojën për të ndërtuar më tej bilancin këtë kisha parasysh, edhe rivlerësimi i gjyqtarëve duhet të vazhdojë. Kjo ka qenë qasja e këtij komisioni që na duhet të bëjmë përparim në terren”, tha Komisioneri për Zgjerimin.