Shitja e Telekom Albania, Rama: Bizneset serbe janë të mirëpritura, por jo te ky sektor

9 Tetor 2018, 13:06

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një konference mesditën e sotme arsyet se përse qeveria ka refuzuar që “Telekom Srbija” të blejë kompaninë “Telekom Albania” pas shitjes nga grupi “Deutsche Telekom”.

Qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë “Deutsche Telekom”. Por ky është një sektor strategjik dhe qeveria pyetet, i kërkohet një mendim dhe qëndrimi ynë është; bizneset serbe janë të mirëpritura, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë.

Edi Rama

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha pak ditë më parë se do të bisedonte mbi këtë çështje me kryeministrin shqiptar, Edi Rama pas refuzimit të Shqipërisë.

    No videos found.