​​​​​​​Shiu dhe stuhia 'paralizojnë' Kuçovën, i gjithë qyteti pa drita, banorët: Askush nuk na dëgjon,jemi përmbytur disa herë

9 Qershor 2022, 20:12

Kanë mjaftuar 2-orë shi i rrëmbyeshëm në formë stuhie që qyteti i Kuçovës të përmbytet.

Të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit duke e bërë tejet të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve. Qyteti është i gjithi pa drita,pasi nën ujë është edhe Nën/stacioni Elektrik (TEC-i). Prezenca e ujit në nën stacionin elektrik të qytetit,ka detyruar punonjësit të kryejnë stakimin e energjisë elektrike,pasi pjesa më e madhe e aparaturave janë nën ujë. Më problematike situata paraqitet në hyrje të qytetit,në dy rrugët përgjatë lulishtesh,në lagjet: Llukan Prifti,1 Maji,11 Janari,Tafil Skëndo etj.Disa banesa në lagjen "11 Janari" janë nën ujë,oborret janë përmbytur dhe uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive,duke lagur gjithçka.