Shiu mbyll në shtëpi lushnjarët, shumë pak lëvizje gjatë orarit të lejuar për pazare

1 Prill 2020, 09:17

Reshjet e shiut kanë frenuar daljet masive të qytetarëve lushnjarë këtë mëngjes.

Nga një vëzhgim i Report Tv në terren, qytetarët në këtë ditë të ftohtë, ruajnë distancat sociale teksa ecin në rrugë, por edhe nëpër sportele pagesash dhe bankash.Ndërkohë, në këtë ditë me shi një numër shumë i vogël qytetarët kanë dalë në treg për të blerë fruta dhe perime, duke dhënë krejtësisht një tjetër panoramë nga ajo që kemi parë në ditët e tjera gjatë orarit të lejuar, kur mblidheshin në grumbullime masive në tregje.