Shkalla e parë i dha kujdestarinë, burri e 'rrëmbeu' pa folur Apeli, nëna kërkon djalin

2 Tetor 2019, 17:40

Gjykata ia dha kujdestarinë e djalit nënës, por babai e apeloi vendimin. Kjo cështje të cilën emisioni 'Pa Gjurmë' po e trajton mbrëmjen e sotme është kthyer në mollë sherri për ciftin nga Gramshi Marjeta dhe Klodjani, të cilët kanë një djalë 8-vjecar, fryti i marteses që ka përfunduar në divorc.  Djali erdhi në jetë në vitin 2011. Pa mbushur ende 6 vjec u përball me sherrin e prindërve në familje.  Marrëdhënia mes tyre nuk po funksiononte edhe pse në jetë erdhi Ergito. Në pamundësi për të gjetur rrugëzgjidhje mes tyre, çifti  iu drejtuan dyerve të gjykatës së Elbasanit për divorc, procedurat të cilat nisën në mesin e vitit 2018.

Në këtë kohë Klodjani, kishte nisur një jetë të re me një tjetër partnere. Ndërsa divorci nuk kishte përfunduar ende, djali qëndronte tek të dy prindërit, derisa babai i tij Klodjani e merr djalin të jetojë me të duke mos e lejuar Marjetën të takojë djalin. Më 24 janar të vitit 2019, cifti nga Gramshi u divorcuan, ndërsa gjykata e Elbasanit ia jep kujdestarinë nënës. Klodjani pak ditë më pas, e apeloi vendimin për të marrë ai kujdestarinë e djalit, në një kohë kur Ergiton ka më pak se dy vite që nuk e lejon të takohet me nënën.Marjeta, nëna e djalit thotë se edhe pse është ndarë me gjykatë, nuk ka një dokument fizik nga kjo zgjidhje e martesës, për këtë arsye ajo mban ende mbiemrin e ish-bashkëshortit. Marjeta është në kushtet e pritjes së një vendimi të formës së prerë pas apelimit që sh-bashkëshorti Klodjani ka bërë për të fituar kujdestarinë e fëmijës.

    No videos found.