Shkarkimi i Dvoranit, Gjykata e Lartë pa drejtues, 3 gjyqtarët e rinj s’i plotësojnë kriteret

16 Qershor 2020, 15:46

Shkarkimi i gjyqtarit Ardian Dvoranit nga KLGJ, njëherazi dhe kreu në detyrë i gjykatës së lartë ka krijuar një tjetër konflikt ligjor duke sjellë pamundësinë e zgjedhjes së një kryetari në këtë gjykatë. Aktualisht gjykata drejtohet me kancelar, ndërsa tre gjyqtarët e rinj nuk plotësojnë kushtin ligjor të eksperiencës tre vjeçare si gjyqtar i lartë për të drejtuar këtë gjykatë.