Shkarkimi i Kajmakut, reagon PS

3 Nëntor 2019, 06:50

TIRANE-Deputeti i PS-së Arben Pëllumbi i ftuar në studion e emisionit "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga deklaroi se nuk do të donte që të kishte pranë në familjen socialiste Valdrin Pjetrin dhe Agim Kajmakun, që u kapën nga dekriminalizimi. "Është e pamundur që një grupim politik të kontrollojë të gjithë kandidatët. Agim Kajmaku është figurë politike prej shumë vitesh në PS-në e Vorës dhe në një moment të caktuar u mendua të ishte një figurë përfaqësuese.

Me statutit e PS-së kryetarët e bashkive janë pjesë e asamblesë së PS-së dhe kur nuk janë nuk do të jenë më aty. E para ata duhet të zgjidhin problemin me ligjin, nëse e kanë shkelur kanë punë me prokurorinë. PS-ja nuk do të mbrojë askënd. Në rast se nga procesi i prokurorisë rezulton se nuk kanë pasur shkelje edhe mund të jenë (në PS), por nëse rezultojnë të fajshëm nuk do të jenë.

Në kushtet kur ligji i dekriminalizmit të obligon të tregohesh i sinqertë me atë që deklaron unë personalisht mendoj se ata me apo dashje e kanë bërë këtë gabim, unë nuk do të kisha dëshirë ti kisha më pranë, por kjo është personale e imja" tha ai.  

Kryeministri Rama pak muaj më parë deklaroi se do të propozojë disa ndryshime për të forcuar ligjin e dekriminalizimit, lidhur me ashpërsinë e dënimit nëse kapen me shkelje. Deputeti socialist tha se ata që kapen me shkelje në deklarimet në ligjin për dekriminalizimin duhet të dënohen me 7 vite burg. "Koha e deklarimit të zgjatet, jo të deklarohen në minutat e fundit, por më parë që drejtoria e dekriminalizimit të bëjë kontrollet e nevojshme.

Duhet të mendohesh mirë kur nuk deklaron dicka. Nëse gënjen, nëse nuk deklaron 7 vite burg. Ndryshimet besoj se do të bëhen para zgjedhjeve të reja" tha ai. Më pas ai u ndal te problemet me degën e PS-së në Shkodër. "Në në PS-në e Shkodrës kemi pasur probleme edhe më herët. Struktura e lartë drejtuese asambleja është shkrirë në fillim të shtatorit".