Shkarkohet drejtoresha e DAR Dibër, Rama ia jep lajmin me 'urimin ' e mëngjesit

4 Maj 2019, 10:48

DIBËR-Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Dibër, Brigena Dani është shkarkuar nga puna me akuzën për shpërdorim detyre.

Lajmi është dhënë në videon e publikuar nga kryeministrit Edi Rama ku trajtohej rasti i Florinës, mësueses nga Peshkopia, që gjeti punë vetëm pasi aplikoi në platformën "Shqipëriaqëduam.al. Florina kishte mbaruar studimet e larta për mësuese Histori- Gjeografie, kishte mbyllur me sukses dy provimet e shtetit, por pavarësisht kësaj nuk kishte arritur që të gjente punë.

Florina tregoi në bashkëbisedimin me Anjeza Majën se ndonëse kishte marrë me rezultate të larta dy provimet dhe kishte vende të lira në disa prej shkollave në Dibër, rasti i saj nuk ishte marrë aspak parasysh nga DAR Dibër.

Pas aplikimit në këtë platformë, ajo tregon se mori përgjigje brenda dhjetë ditësh dhe u punësua në shkollën e Brezhdanin, "Isuf Karasani".

"Mirëmëngjes dhe me rastin e Florinës, mësueses nga Peshkopia, që nuk u dorëzua, por duke i'u drejtuar platformës shqiperiaqeduam.al fitoi të drejtën e penguar, si dhe u ndëshkuan ata që i'a mohuan përkohësisht ju uroj një fundjavë të mbarë", shkruan Rama. 

    No videos found.