Shkarkohet pas 3 muajve në detyrë drejtori i Tatimeve dhe drejtuesja e Bibliotekës Kombëtare

10 Korrik 2019, 17:34

TIRANE - Ka qëndruar vetëm për tre muaj në krye të Tatimeve. Qeveria shkarkon nga detyra, Enton Duron, Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Aktualisht nuk ka ende një emër për postin e mbetur bosh të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Emërimi i tij më 27 Mars të këtij viti erdhi me propozim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kur u dorëhoq për arsye personale drejtoresha e Tatimeve në atë kohë, Vasilika Vjero. Vetëm pak ditë pasi erdhi në detyrë, më 3 prill, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erjon Braçe patën një mbledhje me Duron dhe drejtuesin e ri të Doganave, Arlind Gjokutaj i emëruar në të njëjtën kohë me drejtuesin e Tatimeve.

Nga sa u mësua në atë kohë, mbledhja ishte me tone të ashpra dhe me piketa të qarta nga kreu i qeverisë për të ndryshuar situatën në Tatime, përmes një reformimi të thellë të të gjithë administratës. Në atë kohë, drejtuesve të rinj ju la një muaj kohë për të treguar rezultatet, që mesa u pa është shtyrë në tre muaj derisa sot Enton Duro shkarkohet. Ky vendim përkthehet në mungesë rezultatesh nga ana e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, në një drejtori që  nga viti 2013, kur qeveria e majtë erdhi në pushtet, ka ndërruar tre drejtorë. E para Briseida Shehaj, më tej ardhja e Vasilika Vjeros, pasuar nga Enton Duro, dhe që me drejtuesin e ri që pritet të emërohet, shkojnë në 4.

Në periudhën 2015- 2016 ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Financave për çështjet makro-fiskale, statistikave dhe zhvillimit, përmes programit “Lead Albania”. Në periudhën maj 2018- mars 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ku roli dhe sfida kryesore ka qenë krijimi i Kadastrës Fiskale. Nga data 27 mars 2019 deri më sot Enton Duro mbaji detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, institucion në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Republikën e Shqipërisë.TIRANE-Këshilli i Ministrave me propozim të ministres së Kulturës ka shkarkuar nga detyra në mbledhjen e sotme drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani.

Nuk dihen arsyet e vendimit, ndërsa pas 5 viteve Asllani do t'i lirojë vendin një drejtuesi të ri. Persida Asllani qëndroi në detyrë për 5 vite. Ajo u emërua në gusht të vitit 2014 në vendin e Aurel Plasarit.

Në mbledhjen e sotme u shkarkua edhe drejtori i Tatimeve. 

Vendimi i qeverisë për lirimin nga detyra
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

    No videos found.