Shkatërrohet banda e trafikut të drogës dhe armëve në Itali, 20 të arrestuar mes tyre dhe shqiptarë

30 Nëntor 2018, 13:14 | Përditesimi i fundit: 2018-11-30 18:01:47

Në kuadër të operacionit anti-drogë policia italianë ka shkatërruar këtë herë strukturën e një tjetër bande kriminale italo-shqiptare që vepronte në zonën e Chieti, Genova, Compobaso dhe Foggia në Itali. Sipas mediave italiane mësohet se me anë të një urdhëri të lëshuar nga prokuroria italiane në L'Aquila, janë kryer 20 arrestime ku mes anëtarëve të dyshuar të organizatës kriminale ka edhe shqiptarë.

Mësohet se gjatë operacionit të policisë italiane është bërë sekuestrimi i 12 kg drogë kokainë. Mediat italiane informojnë se të arrestuar nga operacioni Evelin janë shtetasit: Denis Bimi, Çlirim Tafimi, Elvin Tafili, Eqrem Bimi, Basmir Sylja, Elvis Cafi, Adriano Shabanaj, Erlin Roci, Bruno Aliu, Agim Cafi, Aidem Cekorja, Andernes Tomorri, Abjond Xheka, Emran Morina, Costel Blanaru, Matteo Colapietra, Berardino D’Onofrio, Raffaele Lacovone,  Franco Nardino, Alessando Ronzullo.

Mësohet anëtarët e dyshuar të organizatës emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur janë hetuar prej kohësh ndërsa akuzohen për trafikimin e lëndëve të ndyshme narkotike nga vendet e tjera lindore për sasi të mësha të kokainës, heroinës dhe hashash. Operacioni vjen në fund të një hetimi i cili ka zgjatur më shumë se një vit. Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës. raporton Ansa.