Shkatërrohet celula terroriste në Shqipëri, bënin sulme ndaj muxhahedinëve...Koka 'dirigjonte' nga Irani

23 Tetor 2019, 12:09 | Përditesimi i fundit: 2019-10-23 12:27:17

TIRANE - Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në një konferencë për mediat bëri të ditur se është goditur një celulë terroriste që drejtohej nga një rezident në Iran, për të kryer sulme në Shqipëri kundër komunitetit muxhahedin të strehuar në vendin tonë, MEK, opozitë në mërgim kundër regjimit iranian.