Shkatërrohet grupi i grabitësve që vidhnin kasaforta, para e bizhuteri në Tiranë, 3 në pranga

8 Korrik 2019, 10:42

3 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pas njoftimit të marrë nga Komisariati nr.2  se në rrugën “Sulejman Pitarka”, është vjedhur banesa e Th. Q, ku kanë marrë një kasafortë, brenda së cilës kishte disa bizhuteri të shtrenjta dhe një sasi parash. Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një person i katërt.