Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, mes 11 të arrestuarve dhe shqiptarë

30 Tetor 2019, 22:16

 

SPANJË- Një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës në Evropë është shkatërruar në Murcia të Águilas, aty ku është gjetur sasia dhe sekuestruar prej 436 kilogramëve marijuanë. Mes 11 të arrestuarve, ka dhe shqiptarë shkruajnë mediat spanjolle, ndërsa të tjerët janë polakë dhe italianë. 

Grupi kriminal njihej për trafikimin e lëndëve narkotike në në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, veçanërisht Poloni, Gjermani dhe Itali. Por si bazë kishin Spanjën, aty ku e kultivonin kanabisin dhe më pas e transportonin me kaminë.