Shkel semaforin dhe tenton të korruptojë punonjësin e policisë, arrestohet shoferi

28 Qershor 2018, 16:44

Një 23-vjeçar me banim në Ersekë është arrestuar dje nga forcat e policisë së Tiranës pasi ka tentuar të korruptojë dy efektivë policie duke i ofruar 2 mijë lekë të reja, pasi u konstatua duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë dhe për të shmangur masën administrative për kundravjatjen e kryer.

Pando Ç, 23 vjeç, banues në Ersekë, pasi rreth orës 18:40, në rrugën e “Dibrës”, në afërsi të kryqëzimit të “Farmacisë Nr. 10”, u konstatua duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë dhe për të shmangur masën administrative për kundravjatjen e kryer, drejtuesi i mjetit tip “BMV”me targë AA 487 CJ, i ka dhënë punonjësve të policisë dy kartemonedha me prerje 1000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.