Shkelen rregullat antiCOVID, mijëra izraelitë në ceremoninë mortore të Rabinit

1 Shkurt 2021, 13:11 | Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 13:13

Komuniteti hebraik ultra-ortodoks në Jeruzalemit ka shkelur edhe një herë masat kufizuese në vend. Mijëra persona morën pjesë në varrimin e një rabini të njohur, Meshulam Soloveitchik, i cili vdiq të Dielën në moshën 99 vjeçare. Rabini i ndjerë, ishte infektuar me COVID-19 së fundmi.  Ditët e fundit në vend janë shënuar përplasje të shumta midis policisë dhe anëtarëve ultra-fetarë për shkelje të përsëritura të rregulloreve anti-Covid. Ndërkohë që vendi është renditur ui pari për shkallën e vaksinimeve për 100 persona në botë.

r.k./Shqiptarja.com