Shkeli rregullat e qarkullimit dhe u përfshi në një aksident në Fushë Krujë, arrestohet 31 vjeçari nga Tirana

13 Qershor 2022, 11:24

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit

E.S, banues në Tiranë u arrestua në flagrancë pasi duke drejtuar makinën mesditën e djeshme në Fushë Krujë është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga V.D ku si pasojë e aksidentit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ai tashmë do të përballet me akuzën e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.