Shkelja e masave, policia gjoba për 253 shtetas në të gjithë Shqipërinë

13 Prill 2020, 13:53 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 13:55:06

Një person në Korçë, që kishte ardhur nga Greqia, është proceduar penalisht pasi ka shkelur urdhrin për të qëndruar për 14 ditë në karantinë në hotel. Lushnjari nuk kishte duruar të qëndronte kaq gjatë në hotel dhe për këtë arsye ishte larguar. Gjithsesi tani është detyruar nga policia të qëndrojë i karantinuar në hotel.

Sakaq gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 16 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti. Gjithashtu janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 253 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.