Shkelja e rregullave të rrugës, policia e Lezhës tërheq 332 patenta dhe vendos 3992 gjoba gjatë gushtit

1 Shtator 2020, 16:22

Policia rrugore e qarkut Lezhë ka arrestuar 12 shtetas dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur nën efektin e alkoolit ose pa leje drejtimi.

Nga kontrollet e ushtruara në muajin gusht, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 7 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 persona për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 13 persona për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 tjetër për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 3992 drejtues mjetesh dhe janë tërhequr 332 leje drejtimi.

Konkretisht janë vendosur:

•1067 masa administrative për parakalime të gabuara;

• 413 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

• 298 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

• 1197 masa për tejkalim shpejtësie;

•65 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

• 364 masa për shkelje të ndryshme.