Shkëndija elektrike djeg lokalin te 'Mine Peza' në Tiranë

26 Korrik 2020, 13:15

TIRANE-Një lokal është përfshirë nga flakët duke u djegur rreth orës 02:45 në kryeqytet në zonën e 'Mine Pezës'.

Report Tv mëson se lokali në katin e dytë të një pallati, që në momentin e rënies së zjarrit ka qenë i mbyllur ka dëme të shumta nga zjarri.Nga hetimet paraprake nuk kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, por shkak dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike që ka sjellë zjarrin.