Shkëputen masivët e betonit nga ura në Fushë-Krujë! Banori: Këtë gurin dy burra nuk e mbajnë dot

20 Shkurt 2020, 14:48

FUSHE-KRUJE- Ura e mbikalimit në fshatin Luz në autostradën Fushë-Krujë-Milot ka pësuar dëmtime e për pasojë janë shkëputur disa masive betoni, duke bllokuar kalimin e automjeteve për banorët e fshatit Luz.

Ky dëmtim ka rrezikuar edhe këmbësorët që kalojnë çdo ditë poshtë kësaj ure, në veçanti fëmijët e shkollave.

"Kalojnë kamionet. Kemi lajmëruar policinë bashkiake, nuk është bllokuar. Ajo pjesë betoni rrezikon jetën e banorëve. Nuk e kuptoj. Kjo rrezikon edhe jetën e qytetarëve që kalojnë poshtë urës. Kët urë kemi. Kjo është restauruar para 6 muajsh. Kemi hequr inertet, sot kanë rënë të tjera. Këtë gurin po të bëhen dy burra nuk mund ta mbajnë. Ka ditë që është shfaqur", shprehet një banor.

Ky segment rrugor u rikonstruktuar 6 muaj më parë, ndërsa tashmë për të këtë problem janë lajmëruar të gjithë intstitucionet, përfshirë edhe Ministrinë e Transporteve e cila ka bërë inspektimin e saj, por ende nuk është ndërmarrë asnjë hap për restaurimin e saj.