Shkodër/ 12 persona të prekur gjatë 24 orëve, infektohen dy mjekë e një infermiere

17 Qershor 2020, 13:22

SHKODËR- 12 raste të prekurish nga Covid-19  janë regjistruar regjistruar në Shkodër, 7 persona më pak se ditën e djeshme, pas 28 tamponëve të bëra. Fasoneritë mbeten akoma vatra kryesore infektimi, pasi numri më i madh i të infektuarve është aty. Ndërkohë që pjesa tjetër e të prekurve janë vijim i kontakteve të ditëve më parë. Të infektuar janë një mjek kirurg, një mjeke lagjeje, dhe një infermiere e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.