Shkodër, 4 persona të plagosur në një aksident, shoqërohet një nga drejtuesit e mjeteve

17 Prill 2019, 14:29

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur ish-fermentimi në Shkodër. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë katër persona mes të cilëve edhe dy të mitur.

Report tv mëson se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën .

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur edhe shkaqet e kësaj ngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin.