Shkodër/ Bllokohen dy kamionë me dru, vihen nën hetim 3 persona e pëson edhe inspektori i pyjeve

3 Shtator 2019, 17:04

SHKODËR- Aksioni anti-informalitet ku është i përfshirë edhe operacioni kundër Krimit Mjedisor vijon në të gjithë Shqipërinë.  Së fundmi një inspektor pyjesh dhe 3 persona janë vënë nën hetim pasi në Bjeshkët e Domnit të Njësisë Administrative Postrribë kishin prerë rreth 30 m³ lëndë drusore në mënyrë të paligjshme , që transportohej me kamionë në drejtim të Shkodrës.

 Inspektori i pyjeve i proceduar penalisht është Z.GJ. Ndërsa tre personat e vënë nën hetim janë  A.N., A.C. dhe R.K, akuzohen për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave” dhe ”Prerja e paligjshme e pyjeve. Ata janë kapur në saj të operacionit 'Marinaj' nga Policia e Shkodrës. 

Sipas policisë operacioni është ende në veprim dhe priten që të procedohen të tjerë persona. Ndërkohë ftohen të gjithë qytetarët që shikojnë shkelje që të njoftojnë menjëherë policinë.