Shkodër/ Drejtori i KESH, Benet Beci: Shkarkimet janë minimale, duhen krijuar rezerva për problematikat që mund të krijohen të hënën

9 Janar 2021, 12:13
  • Situata paraqitet problematike në Shkodër sa i takon përmbytjeve. Drejtori i KESH, Benet Beci në një prononcim për Report Tv thotë se prurjet në kaskadën e Drinit janë historike.

    Duke folur nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, ai tha se shkarkimet janë minimale për të krijuar rezerva dhe parandaluar problematikat që mund të krijohen të hënën.

    Më datë 11 janar, nga IGJEUM janë paralajmëruar reshjet më masive të këtyre ditëve.