Shkodër, e Diela me trafik të rënduar, 1 orë kohë për të dalë nga qyteti

5 Gusht 2018, 13:02

Dita e dielë ka ardhur me një trafik të rënduar në shumë qytete. Gazetari i “Report Tv” raporton se qyteti i Shkodrës është në një situatë shumë të vështirë për shkak të trafikur të rënduar. Të njëjtat burime theksojnë se duhet minimumi nga 45 minuta e deri në një orë për të dalë nga qyteti.

E gjitha kjo vjen si pasojë e njerëzve të cilët dynden drejt Velipojës për të kaluar ditën e dielë. Siç shihet në pamjet e mëposhtme, është krijuar një rradhë kilometrike me automjete që presin në trafik të rënduar.