Shkodër/ Era e fortë dhe shirat e dendur i marrin jetën drejtuesit të motorit, u përplas me një makinë

28 Korrik 2019, 18:27 | Përditesimi i fundit: 2019-07-28 18:57:48

SHKODËR- Moti i keq, i papritur, ka sjellë pasoja të rënda në vend. Pas vdekjes së 2 pushuesve dhe shpëtimit të 26 të tjerëve, në Shkodër është regjistruar një aksident rrugor me vdekje.

Mësohet se si pasojë e erës dhe fortë dhe shirave të dendur, drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një makinë.

Ngjarja është regjistruar në Vukatanë, ku përplasja ka qenë fatale, duke i marrë jetën drejtuesit të motorit.