Kryeministri Edi Rama ka treguar këtë të diel një tjetër rast të një familjeje të varfër të ndihmuar nga shteti, atë të Vullnet Shabajt nga Postriba e Shkodrës. Kreu i ekzekutivit ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” , përmes së cilës ka treguar se ndërtimi i shtëpisë së re të Shabajt sapo ka filluar.
"MIRËMËNGJES! Dhe me familjen e Vullnetit në Postribë të Shkodrës, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja, ju uroj një të dielë të qetë!"- shkruan Rama.