Shkodër, flet vjehrri i Astritit: U shua një familje, i lutem shtetit për Asmerin të rrijë dy ditë në shtëpi

31 Mars 2019, 14:27

Fahri Vejuka, gjyshi i Asmer Bilalit ka kërkuar nga institucionet që të lejojnë Asmer Bilalin, që të qendrojë në shtëpi jo vetëm për ceremoninë mortore por të paktën edhe dy ditë, ndërsa kërkon nga shteti që të zbardhë vrasjet.

"Shpresojme qe shteti te gjeje autoret e vrasjes sepse eshte nje ngjarje shume e rende qe ka ndodhur. Pothuajse eshte shuar nje familje pas kesaj ngjarje dhe institucionet do te bejne detyren e tyre per cfare ka ndodhur. Asmer Bilali eshte djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri eshte ne burg prej disa muajsh. Ai do te jete vetem ne varrim por ne kerkojme qe te lihet te pakten dy dite tek banesa e tij per te pritur njerezit sepse nuk ka askend. Vellai i tij 23 vjeç eshte shume i semure dhe nuk eshte askush tjeter.

Shpresojme qe institucionet te vendosin doren ne zemer dhe te na mirekuptojne ne kerkesen tone. I falenderojme qe e kane lejuar te jete ne varrim por kerkojme te qendroje pak me gjate, te pakten dy dite dhe normalisht me prezencen e policise. Per te tjerat shteti te beje detyren dhe nese ka bere dicka mund te denohet por sot i kerkojme ta lejojne te pakten dy dite qe te qendroje sepse do dalin dy kufoma nga shtepia jone
" tha ai.