Shkodër/ Humb jetën punonjëse 61-vjeçare në Landfill-in e Bushatit, e zënë makineritë

25 Mars 2021, 13:23

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Shkodër, ku një 61-vjeçare ka humbur jetën teksa po punonte në landfillin e qytetit.

Mësohet se viktima është një 61-vjeçare e identifikuar si Katrine Binaku, e cila është zënë nga makineritë teksa po kryente diferencimin e mbetjeve urbane.