Shkodër/ Jep dorëheqjen pas 6 vitesh drejtori i tatimeve: Ka nevojë për energji të reja

9 Korrik 2019, 11:54 | Përditesimi i fundit: 2019-07-09 13:29:15

SHKODËR- Drejtori i Tatimeve Hysen Hysaj ka dhënë dorëheqjen pas 6 viteve që drejton këtë institucion. Në një prononcim për mediat, ai ka deklaruar se ku vendim vjen vetëm për arsye personale, sipas së cili kjo drejtori ka nevojë për energji të reja.

"Dorëheqja ka ardhur për motive krejtësisht personale. Duke qenë se kam vite këtu, ka ardhur koha që Drejtoria Tatimore të ketë energji të reja, pozitivitete të reja dhe t'i jepet më përpara punës së sistemin fiskal në Shkodër", tha Hysaj.

Duke u ndalur tek bilanci i punës së tij, Hysaj tha se nuk i ka mbetur pishman asgjë duke vënë theksin se ia ka dalë që të përmirësojë punën në këtë institucion. I pyetur, se në çfarë posti do ta shohim pas pushimeve, si refuzoi të kthente një përgjigje konkrete.

"S'kam qenë perfekt, por them që pjesën më të madhe asaj që unë kam kërkuar, ia kam arritur. Një ndër gjërat e para ka qenë ndryshimi i marrëdhënieve me tatim-paguesit, them se ia kam arritur. Kam nevojë të pushoj, pastaj do shohim", përfundoi ai. Pritet që së shpejti të emërohet drejtori i ri.