Shkodër, makina del nga rruga, ndërron jetën pasagjeri

13 Dhjetor 2019, 12:16

TIRANE- Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat. Gazetari i Report Tv Ergys Kavaja se një makinë e drejtuar nga Armend Pervizi ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjeri Mergim Ferracaku.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për hetuar shkaqet e plota të saj.