Shkodër, mbesa e dëshmorit Besnik Ceka përlotet teksa flet për masakrën e 2 prillit

2 Prill 2019, 11:34

Mbesa e dëshmorit të rnëë në masakrën e fundit të komunizmit në Shkodër më 2 prill 1991, sot në ceremoninë përkujtimore, i ka bërë një apel të rinjve për të marrë në dorë të ardhmen e vendit. Ajo nuk ka ndalur dot lotët teksa mbajti një fjalë në ceremoninë tek memoriali në kujtim të 4 dëshmorëve.

"Ishte me barkun bosh si shumica e shqiptarë, në emër të demokracisë ai ra dëshmor, shpirti i tij mori flatra ai fluturon drejt dritës e shpresës për një Shqipëri më të mirë. Sot e kemi ne gjithë bashkë pushtetin, sot është pushteti i juaji qytetarë, për ta bërë jetën të mrekullueshme. në emër të demokracisë ta përdorim këtë liri", u shpreh ajo.