Këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës pasditen e kësaj të enjteje ka zhvilluar mbledhjen e parë pas konstituimit të këshilltarëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ajo që ra në sy në këtë mbledhje ishte bojkoti që bëri kryebashkiakja ende në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi. Kjo e fundit po mban detyrën pas tërheqjes nga posti i kryetarit të Bashkisë, Valdrin Pjetri për shkak të një dënimi në Itali.
Një ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe lirimi nga detyra i ish-sekretarit të këshillit bashkiak Shkodër, Suel Hadri i cili ka dhënë dorëheqjen. Pasi është njohur me dorëheqjen e paraqitur nga sekretari Suel Hadri, kryetarja Brisela Kadia ka ftuar këshilltarët në votim të fshehtë për pranimin ose jo të dorëheqjes.
Në fund të votimit dorëheqja e tij u pranuar edhe nga anëtarët e këshillit bashkiak të cilët votuan me 48 vota në total, ku 46 ishin pro dhe dy kundër. Gjithashtu u hodh për votim edhe kandidati i ri për sekretar të këshillit bashkiak Denis Lezha i cili u emërua me 45 vota pro dhe 3 kundër.
Pas mbledhjes në një prononcim për mediat ka folur edhe kryetarja e Këshillit Bashkiak, Briselda Kadia, e cila ka thënë se me këtë mbledhje konfiromohet rregullsia e këtij Këshilli. Për sa i përket mungesës së Ademit, Kadia ka thënë se Ademi do të jetë e pranishme në mbledhjet e tjera.
"Ne kemi një bashkiake në detyrë deri në momentin e betimit të riut. Janë ndjekur një sër procedurash prefekti ka njoftuar Këshillin e Ministrave, KQZ, Presidentin për procesin e tërheqjes së kandidatit Valdrin Pjetri. Për kryebashkiaken Ademi do të vijë ath kur këto institucione do t'i kthejë një përgjigje institucionit të Prefektit. Po ashtu miratuam edhe vendimin 6% te ndihmes ekonomike. Fakti që ne kemi bere nje seance te tille ka një sinjal të tillë që po ndodh. Dhe jeta lokale po ndodh. Ditën e sotme ishte nje mbledhje thjeshte me strukturimin e komisionit bashkiak. Në momentin që do të kemi projektvendime te bashkisë do të jetë edhe ajo. Brojektbuxheti do të miratohet në muaj dhjetor. " ka thënë ndër të tjera Kadia.
Shkodër/ Mblidhet Këshilli i ri, mungon kryebashkiakja e vjetër
No videos found.