Shkodër, mesatarja rrezikon të mbyllë universitetin! Pedagogët kërkojnë dialog me ministrisë: Studentët po ikin në privat apo jashtë vendit

6 Qershor 2020, 16:44

Vendosja e notës mesatare 7.5, si kriter për pranimet e reja në universitet, po çon drejt mbylljes degët e mësuesisë. Asambleja e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër i ka kërkuar dialog në mënyrë të vazhdueshme Ministrisë së Arsimit, por kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhët.

"Ne i kemi kërkuar me anë të shkresave zyrtare Ministrisë së Arsimit të dialogojmë, por ky dialog është refuzuar. Kërkesa e Asamblesë Universitare është që të bëjmë dialog për këtë çështje që ta riparojmë problemin që u ka sjellë universiteteve mjaft shqetësime. Qeveria kur ka ardhur në pushtet ka ardhur me motivin e shërbëtorit, pra ministrat janë "shërbëtorë", tani këta kanë marrë pozitat e padronit", u shpreh Arben Prendi, pedagog i Gjuhë dhe Letërsisë në Universitetin "Luigj Gurakuqi".