Shkodër, pasi thyen xhamat e fakultetit, studentët valle para profesorit

4 Prill 2019, 12:39 | Përditesimi i fundit: 2019-04-04 13:02:38

Vonesa për hapjen e godinës së re të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik në Shkodër, e cila ishte parashikuar për muajin Janar, bëri që ditën e djeshme që një grup i vogël studentësh të revoltohen duke thyer me gurë xhamat e dyerve.

Ndërkohë pranë shqiptarja.com ka ardhur një video ku shfaqen studentët që thyen xhamat bashkë me profesorin e fakultetit juridik Gasper Koka të cilët ja kanë marrë këngës dhe valles.

Në ambientet e godinës mbërriti menjëherë policia dhe rektori i Universitetit Adem Bekteshi i quajti sulmet e studentëve sjellje prej vandalësh.

Studentët thanë se ishin revoltuar për shkak të vonesës për hapjen e godinës, sepse kjo i sillte përplasje oraresh dhe mësim me orë të zgjatura.