Shkodër/ Sekuestrohen 990 tableta 'ekstazi', pranga 24-vjeçarit

28 Maj 2019, 10:22

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në afërsi të shkollave dhe Universitetit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pedonalja”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës dhe Komisariatin e Policisë Shkodër.

Sekuestrohen 990 tableta me lëndë narkotike të dyshuar "Ekstazi"

Në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në vijim të punës për parandalimin, gjurmimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e mara në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike Ekstazi në afërsi të shkollave të mesme dhe Universitetit, referuan materialet në Prokurori, ku dhe u regjistrua procedimi penal për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Bazuar mbi provat e grumbulluara gjatë hetimit 3 - mujor me metoda speciale, si rezultat i të cilave rezultoi se 24 - vjeçari kishte aktivitet kriminal në drejtim të shitjes dhe prodhimit të narkotikëve, Strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, zhvilluan dhe finalizuan me sukses  operacionin policor “Pedonalja”.