Shkodër/ Të shtëna me armë në mesnatë pranë Katedrales, plagoset një 24- vjeçar! Shoqërohen disa persona

4 Qershor 2020, 08:31 | Përditesimi i fundit: 2020-06-04 08:38:32

SHKODËR- Një konflikt mes disa personave ka përfunduar deri në përdorimin e armës, e për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të kësaj të enjteje në afërsi të Katedrales, ku mësohet se ka mbetur i plagosur Vasel Koçeku, 24-vjeç. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë shoqëruar në Komisariat disa persona, të cilët mund të kenë dijeni. Nuk ka ende shumë detaje lidhur me këtë ngjarje për shkaqet e këtij konflikti, gjendjen e të plagosurit apo për autorët. Në minutat në vijim priten të mësohen më shumë informacione.