Shkodër, zjarr i madh në fshatin Mali Hebe, rrezikohen banesat

14 Shtator 2020, 14:08

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Mali Hebe në njësinë administrative në Bërdicë këtë të hënë (14 shtator)

Dhjetra hektarë janë përfshirë nga flakët ndërkohë që si pasojë e flakëve të zjarrit rrezikohen disa banesa të fshatit.

Tre mjete zjarrëfikëse kanë po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për mbrojtjen e banesave.

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga djegia e tokave që bëjnë fermerët në këtë periudhë për lirimin nga bimësia.

Si pasojë e flakëve të zjarrit janë djegur disa stalla që përdoren nga fermerët në zonë.