Shkodër/Iu dogj makina, gjyqtari Andri Ymeri: Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion

25 Nëntor 2019, 10:19

Gjyqtari Andri Ymeri është marrë në pyetje prej orës 08:15 të mëngjesit të sotëm. Në një dalje për mediat ai ka deklaruar se askush nuk mund t'i bëjë presion për punën e tij.

"Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Nëse kam qenë unë objektivi, ta harrojnë se mund të më bëjnë presion për punën time. Nëse kam qenë unë objektivi për shkak të detyrës kam qenë. Ato që kam pasur për të thënë i kam thënë".

Jeni i shqetësuar?

Jam shumë i kënaqur, po si nuk qenkam i shqetësuar çfarë janë këto.