Dy persona janë arrestuar pasi u kapën me vete me 4000 fara kanabis dhe 140 doza lëndë narkotike. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet lidhjeve të tyre jashtë vendit, kishin siguruar 4000 fara të bimës narkotike cannabis sativa, të cilat do t’i shisnin kundrejt pagesës 16.000 euro.