Shkodër/Oboti i përmbytur nga ujit, helmohet një 5-vjeçare, momenti kur transportohet me varkë drejt spitalit

1 Shkurt 2021, 11:18

Një vajzë 5-vjeçare është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës pasi ka shfaqur shenja të helmimit. Dërgimi i saj është bërë me varkë nga Oboti drejt spitalit të Shkodrës, pasi banesa në të cilën ndodhej ishte e rrethuar nga uji.