Shkodër-Zjarri u shkrumbon shtëpinë që u ndërtoi kisha, nëna me 5 fëmijët sërish me sytë nga Zoti

22 Tetor 2019, 20:18

SHKODËR- Familja Ndoci në qiell të hapur! Kthimi në shtëpi i nënës me 5 fëmijët e saj ka qenë përtej të paimagjinueshmes.

Shtëpia e tyre në Barbullush, ndërtimi i së cilës ishte bërë nga Kisha për shkak të kushteve të vështira ekonomike, u përpi nga flakët pasditen e kësaj të marte.

Kanë qenë banorët e zonës ato që kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës pasi për fat më mirë në ato momente askush nuk ka qenë në banesë. Nga ajo shtëpi kanë mbetur vetëm mure pasi gjithçka është shkrumbuar nga flakët të cilat u treguan të "pamëshirshme", duke i shtuar familjes Ndoci një tjetër dramë në jetën e tyre.

Mendohet se shkak ka qenë një shkëndijë  elektrike, e teksa banorët kanë thënë se zjarrfikësja ka ardhur rreth një orë me vonesë.