“Shkodra është PERLË por ka MBARUAR”, Zonja ngre ALARMIN në emision

15 Korrik 2020, 10:02

Një zonjë nga Shkodra që telefonoi mëngjesin e sotëm në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ngriti alarmin për qytetin e saj. Ajo i tha gazetarit Andi Kapxhiu se nuk është bërë asnjë investim, se situata është shumë e keqe dhe i ka kërkuar qeverisë të kthejë sytë nga kryeqëndra e veriut.