Shkodra s'gjen qetësi! Sherr në lokal, plagoset i riu Mikel Fusha! E ëma: Me autorin u konfliktuan 1 javë më parë! Ai theu karrige e tavolina, sot e qëlloi bashkë me shokët

21 Mars 2021, 21:35 | Përditesimi i fundit: 2021-03-21 21:41:38

#reportTV #lajmeshqip #lajme Shkodra nuk gjen qetësi! Pas plagosjes së dy vëllezërve Hoten dhe Marjan Doci një natë më parë në fshatin Bardhaj, si pasojë e një sherri në një lokal mbrëmjen e sotme është plagosur me armë zjarri në këmbë 22 vjeçari Mikel Fusha, në lagjen Mark Lula. 22 vjeçari ka qenë në lokalin ku ai punonte kur autori i dyshuar Elvis Lekëndreu, ka shkuar dhe e ka qëlluar me armë pasi kanë bërë sherr. Pasi ka plagosur 22 vjeçarin, autori është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt i nisur mes 22 vjeçarit dhe autorit, i nisur një javë më parë po në këtë lokal. E ëma e 22 vjeçarit të plagosur thotë se një javë më parë autori ka shkuar në lokalin ku punon djalit i saj dhe duke thyer karrige e tavolina e duke e kërcënuar. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ajo ka shkuar në shtëpinë e Elvis Lekëndreut dhe u ka kërkuar familjarëve të tij ai të mos i binte më në qafë djalit të saj. Por kjo thirrje ka shkuar në vesh të shurdhër sepse pas një jave, Lekëndreu ka shkuar në lokal bashkë me shokët e tij dhe ka plagosur 22 vjeçarin i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. "Më datë 21.03.2021, rreth orës 19:30, në lagjen "Mark Lula", Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. F, 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi E. L, ku vijon krehja e zonës për kapjen e tij", thotë policia.

    No videos found.