Shkodra si Tirana, qyteti jo vetëm me nëna dhe fëmijë, por edhe të moshuar e burra

26 Prill 2020, 11:26 | Përditesimi i fundit: 2020-04-26 11:28:51

Nënat në Shkodër e kanë shfrytëzuar lejen për daljen ditën e sotme së bashku me fëmijët duke mbushur rrugët dhe parqet e qytetit, të cilët gumëzhin nga zhurma. Gjithashtu nuk mungonin as rastet kur në rrugë shihje të moshuar, burra dhe shumë persona të tjerë të cilët sot duhet të qëndronin në shtëpi, në mënyrë që nënat me fëmijë ta kishin qytetin vetëm për vete, për arsyen se në këtë mënyrë favorizohet përhapja e virusit.

Në Shkodër edhe koha shumë e mirë favorizon daljen nga shtëpia, diçka e cila është shfrytëzuar në masë referuar videove.