Shkodra zona e nxehtë! Çfarë duhet bërë për të parandaluar ngjarjet kriminale?!

26 Prill 2019, 15:16 | Përditesimi i fundit: 2019-04-26 15:16:53

Zbulohen autorët e vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër.  Dy të arrestuar dhe dy persona në kërkim të dyshuar për vrasjen e dyfishtë që tronditi Shkodrën pak javë më parë.

Të gjitha detajet e operacionit të policisë të koduar “Livadhe “që çoi në zbardhjen në kohë të shkurtër të vrasjes së dy vëllezërve.

Sa kane ndikuar masat e marra së fundmi nga policia për të rivendosur rendin dhe sigurinë publike në kryeqendrën e Veriut?

Pse Shkodra vijon të mbetet një zonat më të nxehta përsa i përket rendit publik?

Cilat janë specifikat e grupeve kriminale që veprojnë në këtë qytet dhe çfarë duhet bërë për të parandaluar në të ardhmen ngjarjet e rënda?

Për të gjitha këto tema na ndiqni sonte në "Repolitix" me një panel gazetarësh dhe ekspertë të fushës