Shkodranët denoncojnë: Familjarë e të prekurve me koronavirus shëtisin të lirë në qytet

6 Prill 2020, 15:23

Qytetarët e Shkodrës denoncojnë se të prekurit me Covid-19, apo familjarë të tyre shëtisin të lirë në qytet, pa u shqetësuar se mund të bëhen burim i përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës. Sipas gazetarit të Report Tv, Ergys Kavaja, qytetarët bëjnë thirrje që të merren masa ndaj të prekurve me koronavirus dhe të afërmëve tyre, përpara se të jetë vonë.