Shkodranët krejtësisht të PABINDUR! Mbushin tregjet e fruta-perimeve: S'kemi frikë

16 Mars 2020, 12:54

Në dy tregjet kryesore në Korçë, qytetarët janë grumbulluar masivisht për të blerë fruta-perime. Ata thonë se nuk janë të frikësuar teksa dalin të blejnë produktet e nevojshme për këto ditë, edhe pse janë në grumbuj me njëri-tjetrin pa respektuar distancat, pa maska e doreza, çka i rrezikon ata. Tregtarët shprehen se ka pasur disi rritje të çmimit të produkteve, por nuk është një situatë e ndjeshme abuzive.