Shkodranët ‘luftojnë’ koronavirusin me futboll

14 Mars 2020, 22:28

Disa të rinj shkodranë kanë dalë në rrugë dhe luajnë futboll, në një kohë kur u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin sa më shumë përhapjen e koronavirusit. Një sjellje aspak e përgjegjshme, ku e vetmja gjë që po u kërkohet vazhdimisht nga autoritetet është të ndërgjegjësohen se covid 19 nuk është lojë dhe se duhet të ruajnë veten dhe familjarët.

  •