Pamjet e ndjekjes këmba këmbës! Të rinjtë në Shkodër vrap për t'i shpëtuar policisë, por...fundi është i hidhur

27 Mars 2020, 14:59 | Përditesimi i fundit: 2020-03-27 15:04:11

Shqiptarja.com sjell një video nga Shkodra, ku disa të rinj sfiduan policinë dhe ushtrinë që është vendosur në cdo rrugë, duke thyer karantinën. Në video duken të rinjtë që vrapojnë, ndërsa një efektiv i policisë i ndjek nga pas me vrap këmba këmbës. Në fund pavarësisht tentativës për të shpëtuar nga gjoba, të rinjtë janë arrestuar nga forcat e policisë dhe ushtrisë. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në orën 16:26 minuta, kur është ndaluar lëvizja.